Vetizolohet edhe zv/kryeministrja e Maqedonisë së Veriut, kishte kontakt me të infektuar me koronavirus

Zv/kryeministrja për çështje ekonomike, Milla Carovska nga sot është në vetizolim pasi javën e kaluar kishte pasur kontakte me zv/kryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Carovska përmes rrjeteve sociale njoftoi se tashmë ka realizuar testin për Covid-19 dhe se ka rezultuar negativ mirëpo në përputhje me anketën epidemiologjike do të duhet të qëndrojë në vetizolim deri më 9 qershor.

“E informoj publikun se nga sot jam në izolim të detyrueshëm, pasi dje kolegu im Muhamed Zekiri rezultoi pozitiv në testin e Covid-19. Gjatë javës së kaluar kemi pasur një takim të përbashkët ku ishim të gjithë me pajisje mbrojtëse dhe në distancën e rekomanduar. Sidoqoftë, sipas anketës epidemiologjike, unë përfundimisht do të jem në izolim deri më 9 qershor.”, ka shkruar mes tjerash Carovska.

Ajo gjatë qeverisë së kaluar të udhëhequr nga Zaev ishte ministre e Punës dhe Politikës Sociale, e cila u përfshi në këtë parti si pjesë e shoqërisë civile.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu