Vuçiç akuzon Perëndimin për publikimin e bisedave të përgjuara në Maqedoni

Presidenti i ardhshëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se është e turpshme që në Maqedoni janë publikuar transkriptet e bisedave të përgjuara të kryetarit të partisë serbe, diplomatit të ambasadës serbe dhe gazetarit nga Beogradi.

Sipas Vuçiçit, Maqedonia nuk ka asnjë faj për këtë, por shërbimi i huaj perëndimor, raporton “televizioni N1”.

“Në Serbi bisedat e përgjuara nuk janë publikuar në media gjatë viteve të kaluara, sidomos ato pas vitit 2012.

Është e sigurt që ka, në kuadër të ligjit, por jo në media. Shtetet e përgjegjshme sillen në mënyrë të përgjegjshme”, ka thënë Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu