Shqiptarët duket se kudo që shkojnë nuk e harrojnë traditën e njohur, atë të hedhjes së lekëve nëpër dasme apo gëzime familjare.
Një lexues i ‘Gazeta Express’ ka dërguar disa video pranë redaksisë sonë të një shkodrani, që ka mbuluar me lekë këngëtarin në një gëzim familjar.
Bëhet fjalë për Elis Arrtundën, i cili është një biznesmen i suksesshëm në New York, i cili shfaqet në video me një tufë me dollarë në dorë, duke ia hedhur këngëtarit.
Në fund të gëzimit familjar, këngëtari i ka mbledhur lekët me fshesë.