Rreth InfoShqip

InfoShqip.com është portal informativ në gjuhën shqipe i fokusuar kryesisht në mbulimin me lajme dhe informacione nga Maqedonia. Ky portal u themelua më 1 Gusht 2016, me qëllim që të bëhet një medium i besueshëm, i pa-anshëm politikisht, i pavarur dhe duke synuar gjithmonë që me ndershmëri të zhvillojë detyrën e një mediumi të dashur për lexuesin shqiptar.

 

Portali InfoShqip.com vjen tek ju në kohë reale me shumë artikuj, dosje, komente, analiza e reportazhe të ndryshme, lexuesit do të kenë mundësi të kyçen në këtë mozaik informacioni për tu informuar në çdo kohë për të gjitha ndodhitë nga vendi, rajoni dhe me gjerë. Nëpërmjet këtij mediumi synohet që të kuptohen dhe artikulohen preokupimet e afërta të opinionit publik në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës së përditshme.

 

Me një paraqitje dhe përmbajtje të pavarur si dhe i inicuar nga një staf prej disa gazetarësh InfoShqip.com synon profesionalizëm dhe cilësi e cila shkon përtej tregut vendor dhe rajonal.

 

Në përditshmërinë e InfoShqip jane prezente personalitete të jetës politike, ekonomike e shoqërore, analistë, opinionistë, njerëz të spektaklit, sportistë dhe shumë profile të fushave të ndryshme.

 

InfoShqip.com objektiv kryesor gjatë gjithë kohës ka rruajtjen e profesionalizmit në fushën e gazetarisë dhe asnjëherë nuk do të publikohen lajme të rreme apo informacione me përmbajtje propagandistike, por në çdo rast do të ruhet etika gazetareske dhe gjithmonë do të guxojmë të shfaqim realitet siç është, gjatë ekzistimit si media e lirë.

 

InfoShqip.com që në fillimet e tij ka pasur dhe vazhdon të ketë në synim kryesor përkrahjen e të gjithë qytetarëve të republikës së Maqedonisë, tek ne ju mund të dërgoni opinionet apo mendimet tuaja, mund të denonconi shkelje apo kërcënime që bëhen nga zyrtarë, mund të paraqesni raste të ndryshme korpusioni etj. Të gjithë ju që dëshironi të publikoni/denonconi në portalin InfoShqip.com jeni të lutur që të na kontaktoni në emailin tonë: press(at)infoshqip.com, në numrin tonë të telefonit ose në faqen tonë në Facebook.