Si të kuptoni nivelin e nitrateve te shalqini në kushtet e shtëpisë

Pas lajmeve të kohëve të fundit për përmbajtjen e lartë të nitrateve te produktet ushqimore, por sidomos tek fruta-perimet, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti përmes një statusi në rrjetet sociale këshillon publikun se si mund të kuptohet shalqini, kur ka përmbajtje të lartë të nitrateve.

Metoda është shumë e thjeshtë: Merrni një tas ujë, vendosni në të një thelë shalqini pa fara, dhe pas 10 min, shihni nëse uji është ngjyrosur në ngjyrë rozë ose jo.

Sipas Panaritit, nëse uji ka marrë ngjyrë rozë, atëherë ka përmbajtje të lartë të nitrateve dhe nuk duhet konsumuar. Nëse uji mbetet pa ngjyrë, shalqini është në rregull./ Opinion

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu