Olta Canka vajza që flet me shpirtrat ikën papritur nga studio: “I vdekuri më kërkoi një kore buke”

Olta Canka, një vajzë që pretendon se flet me shpirtrat, u ftua në emisionin “Good Morning Albanians”. Gjatë një debati me Pastorin Paulin Vilajetin, ajo hoqi mikrofonin dhe e la studion.

“U nisëm për të folur për të ardhmen dhe po devijojmë përsëri në tema…a mund të iki ju lutem? Nuk është energjia e keqe, por unë e kam shumë zët humbjen e kohës. Kalofshi ditë të mbarë,” – u shpreh Canka.

Ndërkohë, pastor Vilajeti, në një lidhje me Skype, ishte i mendimit se asnjë person i bindur në atë që bën dhe që ka besim te aftësitë e veta nuk largohet nga asnjë debat.

Canka, më herët, kishte deklaruar se janë shpirtrat ata që vijnë vetë te ajo dhe ajo nuk i thërret, një deklaratë që u përball me reagimin e pastorit dhe në fund çoi në largimin e saj nga studioja.

E ftuar disa kohë më parë në Shije Shtëpie në Tv Klan ajo tha se shpirti i një të vdekuri i kërkoi një kore buke.

“Ky person ka uri shpirtërore që do të thotë se ende nuk ka gjetur paqe në botën tjetër”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu