Prerja e qepëve me një ritëm më të ngadaltë dhe me thika më të mprehta mund të zvogëlojë acarimin e syve, sipas gjetjeve të një studimi të ri nga fizikantët.
Një përvojë e njohur dhe e dhimbshme për kuzhinierët amatorë, të qarit gjatë prerjes së qepëve është rezultat i një reaksioni kimik në sy, raporton “Independent”.
Bëhet fjalë për një përbërës të lëngshëm, të paqëndrueshëm që gjendet në qepë “ko-propanethial-S-oksid”, i cili kur lirohet në ajër shkakton lotë.
Studimi i ri, i botuar në revistën PNAS , shqyrtoi faktorët që ndikojnë në vëllimin e lëngut të lëshuar në ajër gjatë prerjes së një qepe.
Thikë e mprehtë, ritëm i ngadaltë
Rezultatet treguan se çlirimi i lëngut varet drejtpërdrejt nga mprehtësia e thikës dhe shpejtësia e prerjes. Sa më e mprehtë të jetë thika dhe sa më e ngadaltë lëvizja, aq më pak lëng u çlirua nga qepa.
“Mbajini thikat e mprehta dhe pritini butësisht për të zvogëluar çlirimin e lëndës që shkakton lot në sy”, rekomandojnë autorët e studimit.