Ish Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishelle Obama, po kalon disa pushime mes Ishujve Vergini Britanniche dhe Polinesia Francese, pas 8 vitesh në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo që ka rënë më së tepërmi në sy, është pamja e saj e jashtme e sidomos flokët.
Kjo foto e publikuar nga mediet amerikane po çmend rrjetin, pasi flokët e saj natyrale janë kaçurrela dhe mjaft të dendura, stil ky i cili nuk është parë kurrë në asnjë moment gjatë qëndrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë.
Por, flokët e Mishelle kanë futur në sherr edhe fansat e saj, të cilët pyesin se përse nuk ka dalë kurrë në publik me këtë stil flokësh. /albeu











