U fshehën në një qendër tregtare, pritën deri sa u mbyll dhe u hodhën në aksion. Është kjo ajo që ka ndodhur në qytetin siberian të Barnaul.
Babë e bir, pas mbylljes së qendrës, u argëtuan në zonën dedikuar fëmijëve, duke provuar çdo lojë të mundshme.
Që nga zhytja mes topthave me ngjyra, xhirot me makina dhe gjithçka tjetër.
Por fatkeqësisht aventura e tyre, u filmua nga kamerat e sigurisë.
Ndaj të dyshuarve policia ka nisur hetimet, ndërkohë që vijon puna për të zbuluar arsyen e këtij veprimi.
Në videon që Noa.al, sjell më poshtë gjeni disa nga momentet e argëtimit të shfrenuar të tyre. / noa.