Deformimet në këmbë nuk e ndaluan të bëhet valltar i mahnitshëm (VIDEO)

Blessing Fire nga Zimbave, ka lindur me këmbë të deformuara dhe kurrë nuk ka mundur të ecë si njeri normal.

Mjekët kanë hequr dorë nga ai, duke i ofruar menjëherë karrocën për të lëvizur, por askush nuk ka thënë asgjë për aftësitë për vallëzim.

“Inspirohesha nga vëllai im atlet, që të bëja disa ushtrime, por limitimet e mija ishin të mëdha. Pastaj e zbulova stilin e vallëzimit breakedance”, ka thënë Fire lidhur me rastin.

Me ushtrime të shumta, ia doli që të fitonte në konkurse të ndryshme, ndërsa tani është instruktor, si dhe pjesëtar i jurisë në një emision lokal.

“Është e vetmja gjë që më japë kënaqësi të brendshme. Po që se dëshironi diçka, duhet të vazhdoni të besoni dhe të punoni në atë drejtim”, është shprehur ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu