E detyruan të bëhet pjesë e grupit edhe pse kishte humbur instrumentin muzikor (VIDEO)

Aashna Belenje nga Nju Jorku, e ka filmuar vëllain e saj teksa imitonte lëvizjen me duar, sepse kishte humbur flautin e tij.

Derisa të tjerët luanin me instrumentet frymore, ai nuk dukej aspak i kënaqur dhe hapte gojë i përgjumur.

“Vëllai im humbi flautin, megjithatë mësimdhënësit e detyruan të luante”, ka shkruar Belenje lidhur me rastin, që është shpërndarë në rrjetet sociale.

“Është i vetmi që nuk po tingëllon keq, të tjerët janë shumë të dobët”, është komenti që ka marrë më së shumti pëlqime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu