E pazakontë. Çanta më e vogël se një kokërr kripë shitet për $63,000 (FOTO)

Një çantë dore e vogël me përmasa vetëm 657 x 222 x 700 mikron (ose më pak se 0,0762 cm e gjerë) u shit për mbi 63,000 dollarë në një ankand online të mërkurën.

Çanta, e cila mezi duket me sy të lirë, ka ngjyrë të verdhë-të gjelbër fluoreshente dhe bazohet te një dizajn i njohur i Louis Vuitton – por nuk është prodhim i markës luksoze.

MSCHF, grupi që prodhoi çantën, pretendon se ajo është mjaft e ngushtë sa mund të kalojë në vrimën e një gjilpëre dhe është më e vogël se një kokërr kripë deti.

Çanta u shit së bashku me një mikroskop të pajisur me një ekran dixhital përmes të cilit mund të shihet.

Pra, të paktën blerësi mund ta shohë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu