Alimihan Seyiti nga Kashgar i Kinës, është bërë gruaja më e vjetër në vendin e saj, ndërsa besohet të jetë më e vjetra në botë që është ende gjallë.
Megjithëse ka mbushur 131 vjet, ajo e ka shtypjen e gjakut, tensionin dhe nivelin e sheqerit në nivele të dëshiruara dhe nuk i duhet asnjë terapi.
Së bashku me 56 pasardhës, gjyshja ka festuar në një ceremoni të thjeshtë, ku nuk kanë munguar pogaçet e saj të preferuara dhe një ëmbëlsirë me petë.
“Lumturia është sekreti i jetëgjatësisë dhe duhet kënaqur vetën në çdo moment”, është shprehur Seyiti për mënyrën e të jetuarit.












