Infermierët filmojnë veten duke torturuar foshnjen e sëmurë, ja çfarë ndodhi më pas…(VIDEO)

Një grup infermierësh në Arabinë Saudite që filmuan veten duke qeshur ndërsa shtypnin fytyrën e një fëmije të porsalindur të shtruar në spital me një infeksion, janë pushuar nga puna.

Prindërit e foshnjës u bënë të vetëdijshëm për trajtimin tronditës nga infermierët, pasi pamjet u shfaqën në internet dhe u ndanë në mediat sociale.

Videoja tregon një nga infermieret që kap foshnjën nga qafa dhe balli i saj, dhe shtyp mizorisht fytyrën e foshnjës së pafuqishme, ndërsa kolegët e saj kërcenin dhe qeshnin.

Tre anëtarë të stafit në një spital të lindjes së qytetit Taif, Arabinë Saudite, u identifikuan shpejt, transmeton oraneës. Licencat e tyre mjekësore tani janë revokuar dhe e kanë të ndaluar të punojnë edhe në spitale të tjera.

Babai i foshnjës tha për mediat saudite se foshnja ishte në spital për dhjetë ditë për trajtim për një infeksion të traktit urinar, dhe u trondit kur pa videon të shpërndante gjerësisht në mediat sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu