Kur paratë të bien nga qielli dhe të shtrojnë rrugën (VIDEO)

Shprehja të të bien paratë nga qielli mund të jetë e mundshme në rastin e një incidenti në Ilinois të SHBA-së.

Associated Press ka postuar pamjet e incidentit, ku thuhet se janë nga një mjet që mbante makina të lojërave të fatit.

Shoferi i automjetit që mbante paratë nga makinat e lojrave të fatit po ecte me shpejtësi kur humbi kontrollin dhe goditi një parmak e më pas u përpas me një makinë tjetër.

Ndërsa një makinë e tretë duke u përpjekur t’i shmangej aksidentit përfundoi në kanal. Përplasja bëri që të gjitha paratë në makinë të binin në autostradë, duke detyruar autoritetet të mbyllnin rrugën përreth një orë deri sa ti mblidhnin.

Policia e Shtetit shihet në video duke mbledhur paratë. Për fat të mirë asnjë nuk mori dëmtime serioze nga aksidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu