Letra prekëse e 4-vjeçarit me kancer për shoqen e tij

Sëmunja e kancerit është kthyer në sëmundjen më vdekjeprurëse në vitet e fundit, nga e cila po vdesin miliona njerëz në mbarë botën.

Llojet e ndryshme të kësaj sëmundjeje nuk kursejnë askënd, as fëmijë e të rritur, edhe pse vazhdimisht po kërkohet ndonjë kurë për të, transmeton Infoshqip.

Kështu, një djalë 4-vjeçar me emrin Bennet, i sëmurë nga kanceri i ka shkruar një letër emocionuese shoqes së kopshtit, duke i shprehur ndjenjat asaj.

Kjo është letra e tij:

“Baily
Do të vish në shtëpinë time të luajmë së bashku? Unë mendoj se ti je e bukur si një kalë apo si një nusepashkë. Nuk e them dot me saktësi se cila, por ti duhet të vish në shtëpinë time të hamë djathëra së bashku. Unë të dua dhe dje humba një nga dhëmbët e mi. Unë do të bëj një magji për ty, pastaj ti do të më shohësh sesi luaj me robotë”, ka shkruar vogëlushi.

Letrën e ka publikuar nëna e tij në një nga rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu