Magjistari zbulon sekretin si mashtrohen njerëzit nga numrat e magjisë (VIDEO)

Magjistarët në rrugë e shohin si një mënyrë jetese faktin e të realizuarit numra magjikë në rrugë. Ata përdorin metoda nga më të ndryshmet për të tërhequr audiencën dhe vëmendjen, por shpesh herë ndodh që teknikat e tyre të dështojnë.
Një video e postuar së fundmi në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen, ku shihet një magjistar i cili po realizonte numrin më të përkryer të magjisë, por rastësisht dhe për fat të keq, përfundoi duke ua treguar të gjithëve sekretin e tij.

Ai shfaqet tek audienca me numrin e tij magjik, që ka në qendër një person dhe “gjasmë” e ka të ndarë trupin e tij në dy pjesë.

Mirëpo, teksa ai mburret me magjinë e tij, dikush hedh fishekzjarre dhe ndodh ajo që nuk pritej. Ai u tregon të gjithëve mashtrimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu