25 vjeçarja Harnaam Kaur ka vendosur që të rrisë mjekrën, pasi që në adoleshencën e saj ka qenë subjekt i dhunës psikologjike për ‘flokët’ e saj në fytyrë.
Pasi u ambientua me shoqërinë dhe e hoqi mjekrën e saj për disa vite, ajo vendosi që më në fund ta lërë të rritet. Kështu, ajo ka fituar një vend në librin e rekordeve Guinnes gjatë vitit 2017.
Jeta e saj u fokusua që të kurajojë njerëzit dhe të shpërndajë mesazhe pozitive tek njerëzit përreth. Në mars të këtij viti, ajo u bë femra e parë me mjekër që eci në London Fashion Week.










