Pamje shqetësuese: Hodhi të fejuarën nga shkallët, britaniku dënohet me 13 vite burg (VIDEO)

Mark Power në Birmingham, Britani e Madhe është filmuar në një video ndërsa ushtron dhunë ndaj të fejuarës së tij 47-vjeçare.
Ai shihet teksa e shtyn atë nga shkallët dhe kur ajo tenton të ngjitet sërish, ai nuk heziton ta rrëzojë prapë.

Për këtë arsye, gjykata ka vendosur ndaj tij një dënim me 13 vite burg. Kjo, pasi Power sapo kishte dalë nga burgu, pas një dënimi për ushtrim dhune ndaj grave. Madje, gjykatësja kishte vendosur edhe një urdhër mbrojteje për të fejuarën e tij, të cilës ai nuk lejohej t’i afrohej.

Megjithatë, Mark Power e ka përsëritur sërish dhunën dhe për këtë arsye, këtë herë ka marrë një dënim më të gjatë, me 13 vite burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu