Prifti Lite Moneki nga Afrika e Jugut, është munduar të bindë besimtarët se ata kanë aftësi mbinjerëzore dhe se mund ta mashtrojnë vdekjen.
Gjatë një ceremonie, ai ka porositur besimtarët se nuk duhet t’i frikësohen vdekjes, pasi ata nuk do të vdesin, transmeton Telegrafi.
Ai më pas filloi të hedhë helm të minjsh në shishen me ujë, dhe ftoi besimtarët ta pinë.
Shumë prej tyre kanë qenë të habitur me idenë dhe kështu vendosën ta dëgjojnë, por atyre iu bashkua edhe vetë prifti.
Por gjatë natës të gjithë filluan të ankohen për dhimbje të mëdha, kurse pesë prej tyre kanë vdekur.
13 prej tyre kanë përfunduar në spital për shkak të konsumimit të helmit të rrezikshëm, kurse Moneki ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për pasojat e veprimeve të tij.
Policia ka filluar hetimet lidhur me rastin, por askush deri më tani nuk është arrestuar.