Shefi që i ka dëshirë shakatë, mashtron punonjësit kinse po hidhet nga ballkoni (VIDEO)

Igor Krezic nga Mostari i Bosnje dhe Hercegovinës, ka mashtruar punonjësit kinse po hidhet nga ballkoni që të vetëvritet, por ra sipër një dysheku gjigant të fryrë me ajër.

Themeluesi i kompanisë softuerike NSoft, kishte përgatitur gjithçka vetëm për lojë.

Videoja e postuar më poshtë shfaq shefin që ecte ngadalë dhe kalon rrethojat, ndërsa ata vrapojnë me shpejtësi e të zënë në panik.

Ky duket se nuk është i vetmi rast kur ai bëri lojëra të tilla, pasi në video mund të shihni momentin kur ai rrëzon një pjesë të murit dhe frikëson të pranishmit në zyrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu