Sa herë ju ka ndodhur që të merni ushqime nga banketi i dasmës dhe t’i fusni në çantën tuaj ose të mamasë?
Megjithatë një qytetar ka shkruar pranë JOQ, mjaft i habitur pasi atje ku jeton ai, jashtë Shqipërisë, nuk rastis shpesh, ose kurrë, në skena të tilla.
Përshëndetje JOQ! Jam në një dasëm të një familjari në Sukth, por nuk po u besoja syve kur pashë këtë skenë, merrte ushqime të ndryshme nga tavolina dhe i fuste në xhepin që kishte në xhuboksin e tij. Në fillim mendova se po merrte vetëm mishin, por pastaj filloi me mollët, bananet dhe pijet. Kaq keq është situata këtu vallë apo e ka të rrugës ky?”, përfundoi qytetari.










