Shpëtohet trevjeçarja që ngeli në lavatriçe (VIDEO)

Në Hejing të Kinës zjarrfikësit e kanë shpëtuar një vajzë që kishte ngecur brenda në lavatriçe.

Fëmija trevjeçarë pasi ishte futur brenda e ka aktivizuar pajisjen dhe rrotullimi ka bërë që të bllokohet brenda, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë e tregon momentin kur është këputur kazani ku ajo kishte ngelur dhe nxjerrjen e saj nga aty.

Megjithëse kishte pësuar disa gërvishtje, vogëlushja nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë, megjithëse krejt kjo situatë ka mundur të ketë përfundim fatal për vajzën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu