Skuqet duke u munduar të frynte gajden, tingujt që dalin janë shumë qesharak (VIDEO)

Ed Reilly e ka filmuar babnë e tij duke provuar të luante në gajde, derisa ishin në pushime në Glasgow të Skocisë.

Megjithëse ky instrument frymor është tepër i vështirë, ai ka provuar dhe në fillim duket sikur do të ketë sukses.

Por, megjithëse u skuq nga mund, sa herë që hiqte tubi dilte një tingull që ngjante me lëshimin e gazrave.

Të qeshurat bënë që ai edhe më tutje, të dështonte së nxjerri ndonjë tingull të mirë dhe vazhdoi duke qeshur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu