U kafshua nga peshkaqeni: Humbi këmbën, rifitoi jetën

Pushimi i një turisteje amerikane në Bahamas u kthye në makth kur humbi këmbën pasi u sulmua egërsisht nga një peshkaqen.

Komkretisht, Heidi Ernst, 73 vjeçe, një fizioterapiste në pension nga Iowa, u plagos rëndë kur një peshkaqen i kafshoi këmbën teksa po zhytej në Bahamas. Ajo u sulmua vetëm një muaj pasi përfundoi zhytjen e saj të 500-të.

Kjo grua ishte në një vend zhytjeje të njohur si “Shark Crossing” pranë plazhit Taino në Grand Bahama. Heidi ishte në shkallë duke u ngjitur në varkë kur peshkaqeni e sulmoi atë.

Ai ia kapi këmbën dhe e masakroi. Ernst disi arriti të çlirohej nga nofullat e tij dhe grabitqari iku.

Sapo u kthye në barkë, Heidi e kuptoi se këmba e saj nuk mund të shpëtohej.

“Kishte gjak kudo”, tha ajo nga shtrati i saj në spital në Miami. Ajo vazhdoi: “Unë po vdisja. Më rridhte gjak deri në vdekje. Kisha frikë se do të vdisja dhe kisha shumë dhimbje”.

Më pas ajo u transportua me helikopter në një qendër traume në Miami, ku mjekët u detyruan t’i prisnin këmbën për shkak të shkallës së dëmtimit dhe rrezikut të lartë të infeksionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu