Mesfushori i “Los Blancos”, do të donte ta shihte Neymarin me fanellën e Realit Ndonëse këtë verë është transferuar nga Barcelona te Paris Saint-Germain, spekulimet për të ardhmen e Neymar nuk kanë të ndalur.
Raportimet e ditëve të fundit se ai mund të transferohet te Real Madridi, janë hedhur poshtë nga vetë Neymar. Por, bashkëkombësi i tij Casemiro që është pjesë e madrilenëve ka shprehur dëshirë që ta ketë Neymarin në ekipin nga Bernabeu.
“Ai është një yll i futbollit dhe e di mirë se çfarë është duke bërë”, ka thënë Casemiro. “Neymar është lojtar i madh dhe do të ishte i mirëpritur te Real Madridi”. “ Shpresoj të vijë këtu, por më duhet ta pranoj që është i lumtur te klubi i tij” ka theksuar braziliani.










