Bukuroshja e ekranit Amarda Toska, e njohur si Ami ka festuar dje ditëlindjen.
Ami e cila është nëna e një djali të cilin e ka nga martesa me show-menin Ermal Mamaqi ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale, ku është shfaqur mjaft e lumtur pranë më të dashurve të saj.
Në fotografi janë Ermali dhe i biri Noeli të cilët e përqafojnë prezantuesen shqiptare.
Ajo çfarë bie në sy është edhe veshja, ku të tre janë shfaqur me veshje të njëjtë sportive.
“Gjithçka që kam dhe dua”, ka shkruar Ami në postimin e fotografisë./KosovaPress/