Këto 10 armë të përdorura nga trupat e këmbësorisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin vërtetë më vendimtaret prej të cilave u vendosën dhe fatet e asaj epopeje.
Nga statistikat, ato kanë shënuar numërim më të lartë të vrasjeve si në ushtarë ashtu edhe në popullsi civile, madje edhe më shumë se sa nga vetë bombardimet.
Këto armë edhe pse nga ndërtimi i tyre tepër të thjeshta dhe aspak të komplikuara, kanë qenë pajisjet më vrastare të Luftës së Dytë…
Ndër to mund të përmendim mitralozin gjerman “MG 34”, pistoletën “Colt”, “Thompson-in” e famshëm të ushtrisë amerikane me të cilin luftonin marinsat, apo edhe super të famshmin automatikun gjerman “Sturmgewehr 44”.
Ky i fundit do të bëhej vetëm dy vjet më pas modeli frymëzues për të famshmin majorin rus Mikhail Kalashnikov, i cili mbi bazën e super-armës gjermane shpiku modelin më të përdorur sot në botë “AK- 47”./mapo