10 Gabimet e çmendura të filmave që i’a ‘nxinë faqen’ Hollywood-it (FOTO)

Ashtu si në çdo gjë, edhe nëpër filma mund të gjejmë gabime. Zakonisht ato janë të vështira për t’u vënë re në shikim të parë, prandaj studiot kinematografike i rikontrollojnë disa herë skenat e filmuara.

Por edhe pas kontrollit, disa gabime mund t’iu shpëtojnë. Ja disa prej tyre që dallohen qartë nëpër filma, nëse do të përqëndroheni pak më shumë tek detajet.

Twilight
Kamera pasqyrohet në xhamin e makinës.

Pulp Fiction
Shenjat e plumbave në mur shfaqen përpara se të shkrepen armët.

Harry Poter
Mbajtëset e qirinjve që supozohet të qëndrojnë në ajër mund të dallohen fare qartë.

Gladiator
Në momentin e përmbysjes së karrocës, shfaqet bombola me gaz poshtë saj.

Dallas Buyers Club
Film me arredim të përshtatur për vitin 1985 me poster të një modeli Lamborghini të dalë në vitin 2011

Piratët e Karaibeve
Një turist me veshje moderne në anijen e famshme Perla e Zezë të piratit Jack Sparrow

Ted
Protagonisti John duket se nuk e ka kuptuar mirë se si ta përdorë smartphonin e tij, pasi ai e mban atë në të kundërt në të gjitha skenat e filmit!

Gladiator
Një avion në sfond i vjedh pamjen Massimo Decimo Meridios: romakët e lashtë ishin më në avangardë sesa ç’mendonin historianët!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu