Mediat iberike kanë zbuluar një sfond të bujshëm mbi stolin sot të (ri) pushtuar nga Carlo Ancelotti. Dhoma e zhveshjes së Real Madridit ka vënë veton kundër ardhjes së Antonio Conte. Pas lamtumirës së Zinedine Zidane, emri i trajnerit nga Salento ishte përfshirë në listën e kandidatëve të kualifikuar për stolin e “Los Blancos”, por refuzimi i disa lojtarëve të rëndësishëm në ekip luajti rol vendimtar në dështimin e “martesës” midis Conte dhe Real Madrid.
Sipas “Times”, Florentino Pérez në të vërtetë kishte filluar një negociatë me trajnerin, qysh nga divorci i tij me Interin, por e ndërpreu atë sapo 10 lojtarët e kontaktuan për t’i dhënë një paralajmërim të fortë: në rast të ardhjes së Conte, ata do të paketojnë valixhet. Ky ultimatum bëri që presidenti i Real Madridit të ndryshojë qëllimin e tij dhe të kontaktojë Ancelotti, një trajner që vlerësohej në dhomën e zhveshjes së të tijve.
“Times” nuk përmend emrat e rebelëve. Sergio Ramos tashmë e kishte rezervuar kundërshtimin e tij të fortë ndaj Conte qysh në vitin 2018, kur trajneri italian u përfol për stolin e kombëtares spanjolle. “Respekti fitohet, nuk imponohet”, – tha kapiteni i atëhershëm i Realit.









