“100 qebapa pa nalë hiç” – Rekord i pazakontë nga i riu nga Kosova

Një sfidë e pazakontë kulinare ka ardhur këtë fundjavë nga Istogu. Florim Ramë Hajzeraj ka thyer një rekord personal duke ngrënë plot 100 qebapa pa ndërprerje, në një qebatore në qytetin e Pejës.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë të pranishëm, sfida është realizuar brenda një kohe të shkurtër, ndërsa momenti ka tërhequr vëmendjen e klientëve të tjerë dhe është shoqëruar me duartrokitje, përcjell INA.

Ngjarja ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjete sociale./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu