12 deputetët e dorëhequr kërkojnë 420 mijë euro nga Vetëvendosje

Dymbëdhjetë deputetët e dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje, që tanimë kanë krijuar Grupin e Ri parlamentar, po i kërkojnë nga 35 mijë euro për secilin ose 420 mijë euro për të gjithë.

Dje në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit të ri Parlamentar të deputetëve të dorëhequr nga Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka kërkuar që Vetëvendosje t’ia jap 35 mijë euro secilit deputet që i takojnë, sipas ligjit zgjedhor.

Gazeta Express mëson se Sejdiu ka zgjedhur që për 420 mijë eurove që i takojnë në total 12 deputetëve të VV-së, e për ketë ai ka thënë se do të flasë me Albin Kurtit.

Në rast të mosarritjes së ndonjë marrëveshjeje ‘paqësore’, atëherë ndarja e mjeteve financiare për deputetë, do të vendosë kryetari i Kuvendit, sipas rregullores së Kuvendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu