1,3 miliard denarë buxheti i Komunës së Kërçovës! VLEN dhe VMRO votuan pro, AKI dhe lista e pavarur kundër

Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2026 do të mbi 1,3 miliard denarë. Me këtë buxhet, kryetari i Komunës duhet ta menaxhojë Komunën dhe projektet me kërkesë të qytetarëve në vitin 2026.

“Këtë vit buxheti i Komunës është 1 miliard 356 milion e 457 mijë denarë nga të cilat buxheti bazë është 614 milionë 267 mijë denarë, vetëm pjesa financiare është 33 milionë e 580 mijë denar, dotacionet janë 699 milionë 736 mijë denarë dhe nga donacionet presim diku 8 milionë 864 mijë denarë”, deklaroi Aleksandar Jovanovski.

Pas shpalljes së buxhetit pati reagim nga këshilltarët e AKI-së të cilët e quajtën jotransparent për shkak të ndryshimeve të bëra së fundmi.

“Ne rastin konkret dokumenti i publikuar në ueb-faqen e Komunës i titulluar si “predllog buxhet” – lëre që është i plasuar vetëm në gjuhën maqedonase por as nuk është ai që neve si këshilltar na është dërguar në postën tonë elektronike. Tash nuk e kam të qartë cilin version ne votojmë ose më mirë thënë nëse ky që na është dhënë neve është versioni i vërtet atëherë ku qëndron transparenca ndaj qytetarëve?”, tha Syart Saliu Osmani.

Burim Kadriu nga sektori i financave në Komunë tha se ai i publikuari është propozim buxheti, ndërsa gjatë rrugës dhe sot janë bërë ndryshimet.

“Propozimi i shpallur në ueb-faqe është propozim buxhet edhe ky që e keni është propozim buxhet dhe tash me votimin e të gjitha këtyre ndryshimeve të cilat ne ishim paraqesim atëherë bëhet buxhet i vitit 2026. Ju kërkojmë falje në qoftë se ka lëshim dhe nuk e kemi shpallur në gjuhën shqipe por buxheti I miratuar do të jetë edhe në gjuhën shqipe”, theksoi burim Kadriu.

Këshilli Komunës ka 19 këshilltarë, ndërsa buxheti u miratua me 11 vota Për dhe 6 vota kundër nga këshilltarët e AKI dhe një 1 pavarur, ndërsa sot gjatë seancës munguan 2 këshilltarë, i LSDM- së dhe ai i Listës së pavarur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu