130 milionë euro humbje nga shitjet kriminale të BDI-së në Tetovë – Azizi sjell faktet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të VLEN-it, Adnan Azizi, nga Tearca tha se pushteti i BDI-së ka dëmtuar rëndë Tetovën përmes shitjes së pasurisë publike për çmime qesharake, duke shkaktuar humbje prej mbi 130 milionë euro.

Ai theksoi se nuk është Bilall Kasami ai që ka dëmtuar qytetin, përkundrazi ai mori komunën me 24 milionë euro borxh, shlyeu 9 milionë euro dhe realizoi mbi 200 projekte. Hajdutët e vërtetë, sipas Azizit, janë eksponentët e BDI-së që përmes aferave kriminale shkatërruan pasurinë e qytetarëve.

Azizi solli shembuj të shumtë, duke përmendur shitjen e 6 mijë metrave katrorë të Shik Jellak-ut në vitin 2019 për vetëm 29 mijë euro, ndonëse vlera reale ishte 4 milionë, pastaj fabrikën e Teteksit në vitin 2018 me 227 mijë metra katror që u shit për një milion euro kurse vlente 91 milionë, kompaninë “Edinstvo” në vitin 2010 që u shit për 90 mijë euro megjithëse kishte vlerë 15 milionë, ndërsa në vitin 2015 kompania

“Interprometi” me 3 mijë metra katror në qendër të Tetovës u shit për vetëm 15 mijë euro kurse vlente 3.5 milionë. Në vitin 2012 u shit “Aluminina” me 24 mijë metra katror për 120 mijë euro ndërsa vlera ishte 7.5 milionë, e po atë vit u shit edhe “Monopoli” me 15 mijë metra katror për vetëm 11 mijë euro, ndërsa vlera reale ishte 12.5 milionë euro.

“Vetëm nga këto raste Tetova është dëmtuar për 130 milionë euro. Këta janë zhvatësit e vërtetë që nuk mund të besojnë se ka njerëz të ndershëm si Bilalli, Izeti, Dauti apo Blerimi, sepse pushtetin ata e kuptojnë vetëm si mjet për vjedhje”, deklaroi Azizi, duke shtuar se qytetarët tashmë e kanë të qartë dallimin mes hajdutëve të djeshëm dhe njerëzve që sot e shohin pushtetin si shërbim për qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu