162 raste të reja, 109 të shëruar dhe 4 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

162 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se janë bërë 1350 testime.

Një numër shumë i madh i këtyre rasteve është evidentuar në kryeqytet edhe atë 75, më pas në Kumanovë-14, Tetovë-13, Koçani-12, Strumicë-10 etj.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 109 pacientë të shëruar ndërsa katër persona kanë humbur jetën. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu