198 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ja sa viktima

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1382 teste të realizuara, 198 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8530 persona me koronavirus, prej të cilëve 4565 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 393 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3572 raste aktive me Covid-19.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu