201 ditë të qeverisjes Hoti, historiku i zgjatjes së Qeverive në Kosovë

Që nga përfundimi i luftës në Kosovës e deri më tani, Kosova ka pasur tetë kryeministra deri tash. Zgjedhjet e para demokratike u mbajtën në vitin 2001. Pas këtyre zgjedhjeve parlamentare partia e parë doli LDK-ja e udhëhequr në ato kohë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Pas tre muajve bisedime, më 4 mars 2002 kryeministër i Kosovës u zgjedh Bajram Rexhepi nga PDK-ja. Ai ushtroi postin e kryeministrit të Kosovës deri më 3 dhjetor 2004. Kjo Qeveri zgjati plot 2 vite. Në vitin 2004 u mbajtën zgjedhjet e radhës, ku pas këtyre zgjedhjeve ish-presidenti Rugova lidhi koalicion me AAK-në, dhe postin e kryeministrit ia dorëzoi Ramush Haradinajt.

Qeverisja e Haradinajt në këtë periudhë zgjati vetëm 95 ditë, nga 3 dhjetori 2004 deri më 8 mars 2005, pasi që u ftua nga Tribulani i Hagës si i akuzuar për krime lufte. Haradinaj ishte zgjedhur kryeministër edhe më 9 shtator 2017 deri më 3 shkurt 2020, ku qeverisi plot 877 ditë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu