Shkrim për InfoShqip.com nga MSc. Donika Bakiu
Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë është kurorëzimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj me synim krijimin e shtetit shqiptarë në trojet etnike shqiptare. Pikërisht falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar më 28 Nëntor para 106 viteve në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare.Sot më datë 28 nëntor 2018 mbushen plot 106 vite që kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë . Është kjo ditë e shënuar dhe e bekuar jo vetëm për Shqipërinë , por dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.Kjo është një ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne shqiptarët kudo që jetojmëdhe veprojmë.Kjo ditë është dhe do të mbetet simbol i bashkimit dhe formimit të nje shteti shqiptar edhe pse të coptuar në shumë vende por përsëri kemi një vend të krijuar ku mund të mund të jetojnë shqiptarët të lirë por jo të bashkuar.28 Nëntori është njëra ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishme të Rilindjes sonë Kombëtare në të gjithë historinë tonë.Liria e arritur,është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë e cila nuk falet,e as nuk dhurohet,por fitohet me shumë përpjekje, gjak sa gjak është derdh?! dhe vuajtje brezash ,sa breza kanë vuajtur për këtë ditë?!.
Të jesh atdhetar nuk mjafton të mbash në krahë një flamur dhe të thërrasësh “O sa mirë me qenë shqiptar”. Kjo është e mirë, por nuk mjafton. Të jesh atdhetar do të thotë t’i shërbesh vendit me çdo mundësi, me fjalë, me mendime dhe me vepra të dobishme përtej punës për të cilën paguhemi. 28 Nëntori është një ditë e madhe , ditë historike , ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët në mbarë botën. 28 Nëntori është dita më e shënuar më historinë tonë.Pavarësinë Shqipërisë në e nëntorin e parë e shpalli Skendërbeu në Krujë në vitin 1443, ndërsa në nëntorin e dytë e shpalli Ismail Qemaili në Vlorë , në vitin 1912. 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenare dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë.
Kurse nëntori i dytë është më 28 Nëntor 1912, në Vlorë ishin mbledhur krerët e të gjitha krahinave shqiptare: Luigj Gurakuqi, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Dom Nikollë Kaçorri, Jani Minga. Avdi Toptani, Pandeli Cale, Llesh Nosi, Mid’hat Frashëri, Mehmet Tërralla, Hasan Hysen Budakova, Sherif Efendi Dibra, Hajdin Draga, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Taiu e shumë të tjerë. Për shkak të pengesave gjatë rrugës, Isë Boletini me mbi 10 mijë kalorës nga Kosova, kishte mbërritur vetëm të nesërmen. Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë e parë të Shtetit Shqiptar. Kryetar i Kuvendit e natyrisht edhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit Shqiptar, u zgjodh Ismail Qemali, i cili, kur po e ngriste Flamurin e qëndisur nga Marigona, në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera ka thënë: “Fqinjtë tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran”.
Më shumë se një e treta e delegatëve të Kuvendit ishin nga viset e Kosovës. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Pavarësia e Shqipërisë solli mjaft risi. Solli krijimin e një shteti të pavarur, një shteti që sot njihet si vend i shqiponjave, si vend i burrave krenar dhe punëtor, si vend i cili zë një pjesë shumë të vogël në botë, por që për të gjithë ne mbart një rëndesi të madhe. Sot Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe diasporë.Zoti e bekoftë Ditën Tonë të Shenjtë – 28 Nëntorin! Një ditë e tillë e madhe, gjithmonë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, e të cilën pjesa më e madhe e kombit e gëzon sot dhe na obligon të punojmë shumë që kjo liri të shtrihet në çdo skaj të atdheut tonë. Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e ilirëve jetik.
Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjitha tokat shqiptare jashtë kufijve të saj administrativë! Zoti i bekoftë të gjitha qeniet arbërore! Gëzuar festën e Flamurit , le të jetë e përjetshme Shqipëria e Pavarur!










