28 Nëntorin nuk e njeh, Specialja me seancë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nuk e shohin si festë ditën e 28 nëntorit.

Pasi për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët parashihet sot të mbahet një konferencë përgatitore në Hagë për gjykim, duke nisur nga ora 09:00 me gjysmë orë vonesë tek ne për të vazhduar deri në 16:00.

Por, vet Hashim Thaçi e Bashkim Smakaj kanë hequr dorë nga pjesëmarrja fizike.

Kjo seancë pikërisht në këtë ditë që shënon po ashtu edhe 28-vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk u prit mirë nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Përmes një komunikate për media, OVL-UÇK ka shprehur indinjatë duke thënë se mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje ndaj ndjenjave kombëtare, si dhe sipas tyre, shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu