30 ditë paraburgim për autorin e plagosjes së tre vetave në Kërçovë

Gjykata e Kërçovës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj autorit të sulmit
me armë të kryer tre ditë më parë në Kërçovë, informon INA.
Në këtë sulm pësuan me plagë, Alit Abazi, kandidati i pavarur i listës së këshilltarëve për
zgjedhjet komunale në Kërçovë, si dhe dy persona të tjerë.

Sulmuesi është A.A, 58 vjeç nga Strogomishti i epërm, i cili papritur në mbrëmje kishte
sulmuar Abazin, në pjesën qendrore të Kërçovës.
Dy të lënduarit në gjendje më të rëndë u dërguan për shërim në Klinikën e Shkupit, ndërsa i
treti që është gazetari kërçovar, është lëshuar për shërim shtëpiak, për shkak të plagëve më
të lehta.

Incidenti ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshje të vjetër, ku cak ishte Alit Abazi, ndërsa nuk
ka të bëjë me atmosferën zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu