33 viktima e 1422 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

33 persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga 4277 teste të kryera, janë regjistruar 1422 raste të reja.

Instituti i Shëndetit Publik atje njoftoi se janë shëruar 457 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqeodin janë regjistruar gjithsej 124.910 raste, prej të cilëve 103.831 janë shëruar, kurse 3.607 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 17.472 raste aktive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu