Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ nga disa të rinj. Nëse keni menduar se çmimi i qethjes në Shqipëri është ngritur, prisni sa të lexoni historinë e këtij djali nga Kosova.
Ai shkruan për JOQ se shkoi të qethej tek një berber me emër në Kosovë, por pagesa ishte marramendëse. Për mikun e tij me flokë pak më të rritura berberi i ka marrë 200€ ndërsa djalit denoncues 150€ për qethje dhe në çmim i kanë përfshirë një seancë me avull për fytyrën gjë që sipas djalit, nuk është kryer.
Denoncimi i djalit:
“Pershendetje, si kalut. Masi kem menduar nje nat dhe kem fol me disa Persona, krejt personat na kan then se kjo esht nje gjer se duhet mi kallzu poplit se shum njerz se e kan pas ket problem jon tut me fol.
Behet fjal per Frizerin Rizza nga Kosova (Prishtin). Dje me daten 22.01.2024 ne Oren 17:00 un Enis Thaqi dhe Shoku im Amdi Destani kem qen te ky frizeri masi e kem bo nje Termin permes Telefonit.
Kem qen aty dhe i kem pre flokt te shefi Rizza. Ky Person 100% i ka Dipolomat e blene dhe jo te kryar me shkoll. Pasi na ka pre flokt JO si kem dasht na, po si ka desht aj, dhe u nal rryma 4her ne 20minuta, na ka preur katastrof floket dhe 90% te kohes ka qendruar ne Telefon, ky dhe tani me ka lenduar lekuren te kok sepse nuk dit ti preur floket.
Pasi ksej pjese katastrof esht dhe pjesa ma katastrofale se ky Frizer Rizza pasi e ka mbaruar punen ka ikur dhe nuk e shifshim ma, kem qendru te kasa ku behet pjese ku ka qen nje qun i ri, na ka lypur per shokin Amdi destani se ka mashum flok si un 200€ ! Dhe per mu 150€ per Floket dhe nje seanc 5minuta me avull ne ftyr se na nuk e kem lyp fare.
Kjo esht nje sen jo normale, na jetojm ne gjermani dhe kem udhtuar shumm dhe kur ne jeten ton nuk i kem paguar 200€ per mi pre floket dhe na ka bo katastrofale.
Ishalla mujm ta postojm ket dhe mun ti kallzojm populit mu ru dhe mos me shku te ky person mi pre floket dhe me fut ne provim ket shokun Rizza se ky nuk asht frizer FARE.