Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat lidhur me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit nga 2912 teste të kryera janë regjistruar 396 raste të reja, 15 veta kanë ndërruar jetë, ndërsa 442 persona të shëruar.
Numri më i madh i të infektuarve janë regjistruar në Shkup me 198 raste, Tetova me 18, Prilepi 14, Manastiri 14, Kumanova me 12, Shtipi 12, Kavadarci 13, Strumica 13, Ohri 11, Kercova 11, etj.
Sipas raportit, 15 pacientë kanë ndërruar jetë edhe ate: katër pacientë nga Shkupi (82, 70, 85 dhe 75), një nga Kumanova (60 g), një nga Velesi (62 g), një nga Ohri (61 g), tre pacientë nga Kavadarci (77, 90 dhe 51 g), tre nga Gostivari (73, 67 dhe 33 g) dhe dy nga Vinica (54 dhe 83).
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 425.888 testime të Covid-19. Numri i të prekurve ka mbërritur në 87986, numri i pacientëve të shëruar është 69137, numri i të vdekurve është 2672, numri i rasteve aktive është 16177.









