4 viktima dhe 178 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.368 teste, ndërsa janë regjistruar 178 raste të reja me COVID-19.

Sipas qyteteve në: Shkup-42, Kumanovë-19, Dibër-1, Shtip-1, Prilep-16, Tetovë-14, Strugë-5, Veles-5, Manastir-4, Ohër-3, Kavadar-1, Gostivar-11, Gjevgjeli-4, Strumicë-13, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçan-17, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Vallandovë-3, Vinicë-1, Dellçevë-2, Sveti Nikolllë-1, Kërçovë-8.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 71 pacientë të shëruar nga: Shkupi-25, Kumanova-11, Shtipi-10, Prilepi-7, Struga-5, Ohri-3, Kavadari-1, Gostivari-1, Kriva Pallanka-3, Koçani- 3, Probishtip-1, Berovë-1.

Katër persona vdiqën, dy pacientë nga Shkupi (61 dhe 59 vjeç), një pacient nga Kumanova (69 vjeç) dhe një pacient nga Shtipi (70 vjeç). Të gjithë vdiqën në kushte spitalore.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16.735.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu