Senati amerikan sot e miratoi buxhetin për mbrojtje të SHBA-së me vlerë prej 740,5 miliardë dollarë për vitin fiskal 2021, i cili filloi më 1 tetor.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, buxheti këtë vit ndan 15,4 miliardë dollarë për forcat kozmike të SHBA-së, për dallim prej vetëm 40 milionë të ndara vitin e kaluar. Për modernizimin e forcave bërthamore janë ndarë pothuaj 29 miliadrë dollarë, ndërsa për forcat ushtarako-ajrore dhe ushtarako-detare, 57 miliardë dollarë, respektivisht 32 miliardë dollarë.
Sipas tektsit të projekt ligjit, mes tjerash, janë paraparë edhe sanksione për Turqinë për shkak të furnizimit të sistemit raketor rus S-400. pastaj janë paraparë masa kundër kompanive të përfshira në ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha veriore-2”.
Presidenti Donald Tramp, paraprakisht u kërcënua me veto në ligjin për shkak të mungesës në tekst të pikës 230 nga një ligj tjetër.
Pasi Dhoma përfaqësuese e miratoi ligjin me shumicë prej dy të tretave, Tramp nuk ka mundur të vendos veto në të. Ligji hyn në fuqi pas nënshkrimit të presidentit.









