Për ta parë nga afër rrënimin e murit në veri të Mitrovicës ka ardhur edhe 87 vjeçari nga Tropoja, Qazim Uka. “Unë kam ardhë prej Tropojës për ta parë nga afër largimin e murit, ky largim është pa zhurmë“, ka thënë ai, transmeton zëri.info.
Pjesëmarrësi në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kossovës (UÇK), ka thënë se si ndërtimi i këtij muri është bërë në mënyrë qesharake.
E siç shprehet Uka, ata që e kanë ndërtuar po e largojnë këtë mur ndarës. “Ndërtimi i murit është bërë në mënyrë qesharake, vetë e kanë ndërtu e vetë po e largojnë”, ka thënë ai. Uka tutje ka thanë se Kosova duhet ta gëzojë lirinë që ja ka dhënë Komandanti Adem Jashari. “Kosova ka qenë e pavarur dhe është e pavarur ja ka dhanë pavarësinë Komandant Adem Jashari”, ka përfunduar Uka, përcjellë zëri.info.