9 vjeçari nga Kosova triumfon në Matematikë dhe lë pas bashkëmoshatarët nga e gjithë bota

9-vjeçari Nil Kelmendi, së bashku me 12 nxënës të tjerë nga Kosova, fituan të paktën nga dy medalje në fusha të ndryshme shkencore në Olimpiadën “Neo Science”, e cila u mbajt në Orlando, Florida.

Nili është nxënës i klasës së tretë në shkollën “International School of Prishtina” (ISP). Ai u shpërblye me medalje të artë në Matematikë, duke zënë vendin e parë, si dhe me medalje të bronztë në Shkencë, duke u renditur i treti.

Olimpiada “Neo Science” u zhvillua nga data 10 deri më 15 janar 2026, duke mbledhur nxënës të talentuar nga vende të ndryshme të botës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu