Fansja i jep telefonin që të bëjnë foto, ‘Kemali’ befasohet nga ajo çfarë sheh (FOTO)

Jo vetëm në Turqi, por në të gjithë vendet ku janë transmetuar filmat ku është protagonist, Burak Ozçivit i njohur si “Kemal” është kthyer në aktorin e preferuar, sidomos të vajzave të cilat e kanë simpatizuar gjithmonë për shkak të pamjes së tij tërheqëse.

Së fundmi Burak ka qenë në Gjermani ku ka takuar disa nga fansat e tij të cilët ishin mbledhur me padurim për të bërë foto me aktorin, por njëra nga fanset e ka befasuar atë.

Ajo i ka dhënë telefonin Burakut që të bënin foto, por aktori është habitur kur ka parë që ajo mbante foton e tij në kasën e telefonit.

Mesa duket vajza është adhuruese e flaktë e tij, aq sa e mban në kasën e telefonit për ta parë çdo moment./Xing.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu