Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi edhe njëherë do të luftojnë kokë më kokë për çmimin prestigjioz, “Topi i Artë”.
Në pyetjen se kush do ta fitojë “Topin e Artë” për vitin 2017 në anketën e “AS”, tifozët kanë votuar më shumë për yllin portugez.
29 mijë e 747 votues mendojnë se Cristiano Ronaldo do të fitojë “Topin e Artë”, pra 54.43%, ndërsa 36.85% apo 20 mijë e 140 votues kanë votuar për Messin.
Befasia është Isco i Real Madridit, i cili është renditur i treti sipas tifozëve.
Në listën e “AS” ishin të gjithë futbollistët e nominuar për “Topin e Artë”, listë kjo që do të shkurtohet ditën e enjte kur edhe do të jepet trofeu prestigjioz.