Ja sa vota kundër i mori Albin Kurti në Ferizaj (FOTO)

Qendra në komuna të ndryshme të Vetëvendosjes kanë nisur të publikojnë rezultatet e zgjedhjeve të sotme për kryetarin e VV-së.

I vetmi në këtë garë ishte Albin Kurti dhe në fletëvotim kishte tre mundësi “për”, “kundër” dhe “abstenoj”.

Për Komunën e Ferizajt rezultatet i ka publikuar deputeti i Vetëvendosjes Valon Ramadani.

Kurti, sipas Ramadanit, ka marrë 778 vota mbështetëse që të jetë kryetar i Vetëvendosjes, 4 vota abstenuese dhe 3 kundër. /Periskopi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu